Hulumtuesit hungarezë kanë biseduar me mbi 12.000 pacientë dhe kanë përfunduar se personat të cilët gërhasin zëshëm janë shumë më të ekspozuar ndaj sëmundjeve kardiovaskulare apo sulmit në tru për dallim nga pjesa e tjetër e popullatës, njofton BBC.
Rezultatet e këtij hulumtimi, të cilat janë publikuar në revistën shkencore Journal Sleep, hedhin dritë të re në teoritë e deritanishme mbi lidhjen e gërhitjes së zëshme dhe sëmundjeve kardiovaskulare.
Në një periudhë të caktuar të jetës të gjithë njerëzit gjatë fjetjes gërhasin në mënyrë të zëshme apo të heshtur. Më shpesh gërhasin personat me peshë të shtuar. Hulumtimet kanë dëshmuar se rregullisht gjatë fjetjes gërhasin 40 për qind e meshkujve dhe 24 për qind e femrave.
Për dallim me pjesën tjetër të popullatës, personat të cilët gërhasin zëshëm kanë 34 për qind më shumë gjasa të preken nga sulmi në zemër dhe madje 67 për qind gjasa të sulmohen nga sulmi në tru.
Është interesante e dhëna se tek njerëzit të cilët gjatë fjetjes gërhasin heshtazi nuk ka rrezik të shtuar për t’u prekur nga sëmundjet kardiovaskulare. Derisa, lajm i mirë për meshkujt është se gërhitja e zëshme zvogëlohet pas moshës së tyre shtatëdhjetëvjeçare.