Telegrafi

Geoffrey Kondogbia dominoi mesfushën kundër Man United – video që dëshmon paraqitjen e tij të jashtëzakonshme individuale

Geoffrey Kondogbia dominoi absolutisht në mesfushë kundër Manchester United dhe një video që po qarkullon tregon e tregon më së miri këtë gjë.

Kondogbia ishte ‘motori’ në mesfushën e Atletico Madrid në barazimin 1-1 me Man United në ndeshjen e parë të 1/8 të Ligës së Kampionëve të mërkurën.

Ai ishte i jashtëzakonshëm në mesfushë, i vetëm drejtonte shfaqjen – duke e ndaluar kërcënimin që shfaqte Paul Pogba.

 

29-vjeçari qëndroi në mes të dy mbrojtësve të skuadrës së tij dhe diktoi lojën, duke shpërndarë pasimet për mbrojtësit e krahut dhe duke krijuar sulme me mesfushorët e tjerë.

Ai ishte gjithashtu i shumë i fortë në mbrojtje, duke fituar topa nga kundërshtarët.

Përdoruesi i Tëitter. JoyaCOMP47,  ndau një përmbledhje mahnitëse të performancës së Kondogbia kundër Man United në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin “Wanda Metropolitano”.

Është e panevojshme të thuhet se shfaqja e tij i bëri që fansat dhe kritikët të bëjnë lavdërime./Telegrafi/