E rebeluar në botën që është kaq e pamëshirshme, ka një aftësi të jashtëzakonshme për të mos t’u mërzitur.
E lindur në Gjilan, por e rritur, e shkolluar, edukuar, e rikthyer dhe prapë e kthyer, Genta Ismajli, sikur e ka ndarë jetën në dysh: gjysmën në SHBA dhe gjysmën tjetër në Kosovë, ku ka bërë emër dhe jehonë. Duket se zemra më shumë i flenë në atdheun e ballallarëve të vet, ku ka krijuar famë dhe autoritet. Por, për gjithë këtë, ja intervista më të!
Genta, theksuam se fëmijëria juaj ka kaluar në SHBA. Një rrugë e gjatë në skenë për ty, çfarë ka ndryshuar ndër vite në këtë rrugëtim?
Kam pasur një fëmijëri të bukur, të mbushur me shumë ëndrra dhe dëshira. Mund të them vetëm se kam pasur vullnet të hekurt gjithnjë për të arritur gjërat që dëshiroja. Unë kam qenë gjithmonë e duruar dhe kam kënduar në gjithë këto vite karriere këngën e duhur dhe ajo jo erdhi me një ëndërr që u bë realitet.
Jam shumë e fortë dhe di t’i përballoj sfidat me mirësi e butësi. Në përgjithësi jam një femër e fortë. Mendoj se në këtë jetë çdo gjë rregullohet, mjafton të gjesh çelësin. Unë kam përshtypjen se kam ditur ta gjej.
Së fundmi keni realizuar hitin “Feel” në bashkëpunim me Ardian Bujupin dhe Dalool. Përmes një postimi në internet, ke njoftuar se së shpejti do të dilni me një këngë të re. Çka mund të presë publiku?
Këtë herë do të sjelli një këngë solo, bashkë me videoklip, të titulluar “A je gati”. Për këtë këngë, kam bashkëpunuar me producentët Zapp&Chris, përderisa për tekstin është kujdesur hip-hop artisti Bim Bimma. Gjithashtu, kam realizuar edhe një version remix të këngës “Feel”, i cili do të jetë shumë interesant për publikun.
Cilat janë projektet tuaja të radhës apo ja lini kohës?
Projektet e radhës janë shumë të afërta dhe shpresoj vetëm më të mirën dhe fati të jetë me mua.
Cila nga këngëtaret e njohura të frymëzon dhe do të doje të kishe të njëjtin sukses me të?
Mund të më frymëzojnë shumë këngëtare, por asnjëherë nuk do të ëndërroja suksesin e njëjtë me atë të dikujt tjetër, sepse unë dua të vë në sukses emrin tim, me hapat e mi dhe punën time, në mënyrën time.
Çka ju bën më shumë krenare në karrierën tuaj muzikore?
Përgjithësisht, krenohemi me karrierën tonë muzikore. Kurrë nuk kam shikuar vetëm anën materiale dhe kurrë nuk kam kënduar ndonjë këngë komerciale të cilën nuk e dua, sepse kohë më parë kam mundur të bëhem hit i madh! I dua këngët e mia dhe i vetmi kriter kur zgjedh është kënga e cila më pëlqen. Kjo edhe e shpjegon interpretimin tim emocional, sepse plotësisht shkrihem me tekstin. E konsideroj veten këngëtare të emocioneve, e jo këngëtare të zërit. Me talent lindim, shkathtësinë e arrijmë me punë, ndërkaq kur i posedojnë të dy këto cilësi dhe në fund më së shumti vlerësohet origjinaliteti!
Sa ju ka ndihmuar apo sa ju ka qenë pengesë seksipiliteti juaj natyral?
“Seksipliteti” im natyral nuk do të ishte natyral po të mos isha në tërësi e vetëdijshme dhe po të mos e shfrytëzoja në mënyrë të vetëdijshme. Në fund të fundit megjithatë jam detyruar ta pranoj si pjesë të veçantisë sime, sepse aq shpesh më është vënë në pah ekzistenca e saj. Shpresoj që ndonjë pjesëtareje të gjinisë së bukur i kam shërbyer si shembull i shkëlqyeshëm, sepse mendoj që seksipilitetin tim gjithmonë e kam nxjerrë në pah në mënyrë shumë të përpiktë dhe me masë, andaj edhe nuk kam arsye që të brengosem.
A keni frikë nga fama. Nuk mendoni se kur jeni shumë e njohur, do të duhet shumë mund për të ruajtur privatësinë?
Frikë jo, por sikur t’i qëndronim larg telasheve nuk do të bënim keq. Ashtu si çdo gjë e mirë (fama) ka të ‘keqen’ e saj. Dhe për profesionin tonë duam apo s’duam ne, është një e keqe e domosdoshme. Just a theory.
Jemi në dijeni se po e jepni dorën e fundit librit tuaj autobiografik. Prej nga ideja, guximi dhe mos vallë është ky një shpërthim tjetër i talentit tuaj “të fjetur”?
Realisht është një përmbledhje e dhjetë viteve karrierë, me fotografi dhe pak tekst. Ky projekt është interpretuar në shumë mënyra. Deri në fund të vitit, të gjithë adhuruesit do ta kenë në dorë këtë format të shtypur.
A e konsideroni veten si femër boheme?
Kënaqem kur dal në takime dhe kur argëtohem mirë. Nuk janë adhuruese e klubeve dhe e diskotekave, më shumë dëshiroj të ulem në ndonjë kafene të mirë. Mirëpo, njeriu çdo gjë në jetë duhet ta kalojë. Megjithatë, derisa jam duke punuar, rrallëherë dal, por kam edhe më pak kohë të lirë. Thënë sinqerisht, nuk dua që të nesërmen të më dhemb koka.
A ua ka marrë dikush zemrën dhe a ua ka rrëmbyer shpirtin?
Sigurisht, janë fansat e shumtë të cilët i takoj përditë, sidomos në këtë sezon veror.
Dashuria është një lojë ku fiton vetëm ai që nuk hyn të luajë. Keni frikë të hidheni në këtë lojë?
Nuk kam frikë nga dashuria dhe jeta e përbashkët, vetëm që tani për tani për të nuk kanë nevojë.
Ju pëlqen të keni lidhje të shkurtra?
Në sistemin tim të vlerave nuk ekzistojnë lidhje, por vetëm dashuri. Nëse dashuria ka qenë e shkurtër, do të thotë që fare nuk ka ekzistuar.
A keni vuajtur shpesh për shkak të ndarjeve?
Në situata të tilla gjithmonë vuaj, por jo për shkak të ndonjë personi të caktuar, por për shkak të dashurisë që nuk është më.
Kur ballafaqoheni me situata të tilla, mendoni ndonjëherë që lidhjet pa obligim janë më të mira dhe më të padhembshme?
Jo. Për shkak që në jetë marr përgjegjësinë për veprimet e mia dhe te unë nuk ka vend pendimi. Në atë kuptim jam shumë e matur.
Çfarë konsideroni se është më e rëndësishme për një lidhje të mirë?
Që partneri të më pranojë ashtu siç jam dhe pa pasur nevojë të më ndryshojë. Është mirë kur gjen personin i cili do të të bëjë që të jesh njeri i mirë dhe gjatë lidhjes nuk e do atë por veten ashtu siç je kur je bashkë me të.
Çfarë je e gatshme të bësh për dashurinë, e çfarë është e ndaluar në dashuri?
Vallë a bën të ekzistojnë diçka që njeriu nuk do të ishte në gjendje ta bënte për dashurinë? Në luftë dhe në dashuri çdo gjë është e lejuar!
A ju pëlqen forca?
Varet se çka nënkuptohet me këtë. Më tërheqin meshkujt të cilët kanë personalitet stabil dhe të cilët dinë mirë se çka donë, nëse kjo është forca, atëherë përgjigjja është po..
Cili është qëndrimi juaj ndaj martesës?
Kurrë nuk është vonë për martesë të keqe, ndërkaq martesa e mirë gjithmonë është e mirëseardhur.
Ç’dëshirojnë femrat nga meshkujt?
Dëshirat tona vazhdimisht ndryshojnë, mirëpo kemi një e cila gjithmonë është e pandryshueshme. Dëshirojmë të na i lexojnë mendimet.
E po, ç’është ajo që meshkujt nuk dinë për femrat, e do të duhej ta dinin?
Do të duhej të dinin që është e pamundur të na plotësojnë dëshirat, që është e pamundur të na kuptojnë, mirëpo që kurrë nuk guxojnë të ndalen së plotësuari dëshirat.
Çfarë do të ndryshosh më me dëshirë në jetën tuaj dhe çka do të dëshirosh të harrosh?
Madje edhe atë që në ndonjë moment dëshiron ta harrosh, që në momentin tjetër e kupton që është e vlefshme dhe është mirë që na ka ndodhur dhe që pikërisht duhet ta mbajmë në mend shumë mirë. Prandaj, çdo përvojë është e vlefshme dhe personalisht mendoj që në jetë nuk ia vlen të jesh njeri i keq, sepse ato vepra të mira apo të këqija kurdoherë të arrijnë. Qarku gjithmonë mbyllet.
Cilat janë ato situata të cilat i konsideron se janë sikur të shkosh me kokë në mur dhe cilat janë ato kur merr frymë lirisht?
Kur jam e lënduar, kur ndiej padrejtësi, gënjeshtër, atëherë i luftoj me ashpërsi, edhe pse ndonjëherë është më mençuri të presësh të pushojë stuhia. Kur dashuroj, marr frymë shumë lirshëm!
Te kush më së shumti gjeni mbështetjen?
Mbështeten në kritikat e miqve më të mirë, kryesisht te familjarët.
Cilat janë ato gjëra për të cilat mund t’ju zihet për të madhe “për të gjitha kohët”?
E gjatë është ajo periudha “për të gjitha kohët”, ndërkaq në të më rikujton një zhgënjim të madh, tradhtinë, e këtë mund të ma bëjë vetëm dikush i cili më është shumë i afërt dhe të cilin e dua shumë.
A mund të na thoni që fati është bashkudhëtari juaj në jetë apo mbase gjithmonë është një hap para jush?
Ekzistojnë rrethana të lumtura dhe të palumtura, ndërkaq e gjitha varet nga vetë njeriu. Jam e bindur që dëshirat dhe karakteret tona na krijojnë lumturinë. Nganjëherë kuptimi është në vetë luftën për atë që ke besim.
Cila është ajo që më së vështiri e keni mësuar në jetë dhe mbi jetën?
Çdo gjë shkon rrjedhës së vet, çdo gjë ndryshon. Kjo është e vetmja e vërtetë dhe akoma e kam të vështirë të pajtohem me të që çdo gjë në jetë është kalimtare, si edhe vetë ne. Për këtë shkak duhet të jemi të ndërgjegjshëm për atë që kemi, e të mbrojmë ata që i duam.
Sezoni i verës për ju këngëtarët është shumë i lodhshëm dhe fitimprurës. Po ju, çfarë mund të na thoni, a jeni ndjerë e kënaqur?
Për sa kohë e di që aty janë fansat e mi, asgjë nuk është e vështirë…Duartrokitjet e tyre mposhtin çdo lodhje timen.
Për çfarë nuk keni kohë, ndërkaq dëshironi ta bënit?
Nuk kam kohë për pushim, andaj vetvetiu mu këtë gjë do të dëshiroja ta kisha.
Pushimet i bëni me plan apo të paparashikuara?
Kam gati përditë koncerte dhe është e pamundur të gjej disa ditë pushimi për veten time. Megjithatë shpresoj të gjej disa ditë në shtator për t’ia kushtuar vetes sime. /Telegrafi/
Foto: Veton Osmani
Flokët: Altin Nebihu
Grimi: Dafina Neziri