Gennaro Gattuso edhe zyrtarisht është trajner i ri i skuadrës spanjolle Valencia.
Pas një viti pushim që nga largimi nga Napolii, Gattuso është zyrtarizuar tek skuadra e re.
Trajneri italian ka nënshkruar një kontratë dy vjeçare me skuadrën e madhe spanjolle Valencia, kontratë e cila do ta mbajë në Mestalla deri në qershor të vitit 2024.
44-vjeçari do të synojë ta rikthejë Valencian në një skuadër konkurruese në elitën e futbollit spanjoll.
“Valencia CF ka arritur një marrëveshje me Gennaro Gattuso, i cili do të jetë trajneri i ekipit të parë për dy sezonet e ardhshme”, thuhet në komunikatën e klubit spanjoll.
Gattuso së fundmi ishte te Napoli, derisa në vitin 2020 kishte arritur ta fitoj Kupën e Italisë me klubin italian.
Ish-mesfushori i famshëm italian më parë ka drejtuar edhe skuadra të tjera si Sion, Palermo, OFI Kreta, Pisa, Milan dhe së fundmi Napoli. /Telegrafi/
Valencianistas, let's experience this season with passion!
👋🏽 🇮🇹 Valencia CF fans, I am here❗#VCFDNA 🦇#ElCORdelVCF pic.twitter.com/9RbzgC8sSp
— Valencia CF (@valenciacf_en) June 9, 2022