Telegrafi

Genci Shala do ta përfaqësoj Kosovën në video-lojën eFootball

Në turneun vendor të mbajtur në video-lojën eFootball, organizuar nga Federata eSports Kosova, Genci “Genci45” Shala ka arritur të dalë fitues.

Tani Genci do ta përfaqësoj Kosovën në garat rajonale të eFootball, si dhe do të ketë mundësi që të behet pjesë e Kampionatit Botëror në Iasi, Rumani.

Në këtë turne garuan shumë lojtar nga Kosova, dhe Genci arriti që të shpallet fitues pa humbur asnjë ndeshje të vetme.

Federata e eSports e Kosovës është duke organizuar gjithashtu edhe dy turne tjerë në video-lojërat CS:GO dhe Dota 2, ku edhe këtu ekipet fituesi do të kenë mundësi ta përfaqësojnë Kosovën në Kampionatin Botëror.

Gjithashtu fituesi i turneut të Dota 2 do të mësohet së shpejti.