Gjyqtari më i mirë në Kosovë, Genc Nuza do të vazhdojë ndarjen e drejtësisë në arenën ndërkombëtare.
Pas paraqitje jashtëzakonisht të mira këtë edicion në kampionatin e Kosovës ku i gjykoi ndeshjet kryesore, Genc Nuzës i është besuar ndarja e drejtësisë në kualifikimet për Kampionatin Evropian për U21, ndërmjet Danimarkës e Kazakistanit.
Nuza do të ndihmohet nga Fatlum Berisha e Bujar Selimaj, derisa gjyqtari i katërt do të jetë Besfort Kasumi.
Ndeshja Danimarka – Kazakistan luhet me 4 qershor në Vejle nga ora 15:00.
Danimarkë U21– Kazakistan U21
Gjyqtar kryesor: Genc Nuza (KOS)
Asistent i parë : Fatlum Berisha (KOS)
Asistent i dytë: Bujar Selimaj (KOS)
Gjyqtar i katërt : Besfort Kasumi (KOS)]
/Telegrafi/