Klubi i futbollit Ferizaji është bërë me drejtor sportiv.
Kështu shkruan së paku në komunikatën e shpërndarë për media të klubit ferizajas.
Genc Hyseni, ish-futbollisti është emëruar në postin e drejtorit pas mbledhjes së kryesisë së klubit dhe donatorëve, transmeton Telegrafi.
“Pas mbledhjes së mbajtur mes kryesisë së klubit dhe donatorëve ferizajas kanë vendosur që drejtor të klubit të emërojnë legjendën Genc Hyseni. Ai ka bërë një punë të madhe për skuadrën tonë dhe tani e tutje gjërat për KF Ferizaj do të shkojnë në vendin e vet. Ne si klub i urojmë mirëseardhje dhe i dëshirojmë suksese Gencit me skuadrën tonë drejtë synimit tonë – Evropën”, shkruan në komunikatën e ekipit.
Ndryshe, Ferizaji gjendet në pozitën e nëntë të renditjes tabelore të ligës elitare kosovare me 14 pikë. /Telegrafi/