Ky veprim ka ndodhur pas humbjes që Istogu e pësoi në udhëtim te Vushtrria, me rezultat 1:0.
Siç mëson Indeksonline, vetura e trajnerit ka qenë e parkuar afër stadiumit ‘Demush Mavraj’, dhe shpërthimi i gomave të veturës së trajnerit Hoxha, ka ndodhur gjatë kthimit të skuadrës nga Vushtrria për në Istog.
Pos kësaj, në zhveshtoren e Istogut, Genc Hoxhës i është lënë edhe një mesazh ku i kërkohet dorëheqja.
Istogu pas 22 xhirove renditet në pozitën e 12 me vetëm 18 pikë të mbledhura.