“I have a dream”, ishte reagimi i Gazmend Muhaxherit, duke aluduar për projektin strategjik Borea, gjatë debatit me kundërkanditatët për kryetarë të komunës së Pejës, në kuadër të emisionit në Jeta në Kosovë.
Pasi që u mundua ta arsyeton angazhimin e tij për realizimin e këtij projekti për tri vite me radhë, në njërën anë, duke përmendur të mirat ekonomike që sjell ky projekt, jo vetëm për Pejën, por edhe për Rrafshin e Dukagjinit.
Gjatë ballafaqimit me skepticizmin e disa prej kundërkandidatëve, Gazmend Muhaxheri, shpërtheu për të qenë edhe më bindës me thënien e famshme të Marthin Luter King: “I have a dream”, duke premtuar që kjo ëndërr do të bëhet realitet vitin tjetër dhe njëherit i ftoi të gjithë që të vijnë dhe të skijojnë në këtë qendër, e cila sipas tij do të jetë më e mira në rajon.