Burri me uniformë është shumë i inatosur dhe mesa duket kërkon t’i lirohet rruga.
Pamjet e radhës thuhet se janë regjistruar në Pakistan, përkatësisht në rajonin e Punjabit.
Shohim një burrë me uniformë policie me motor dhe një të ri me mikrofon, i cili e ndalon në një rrugë të ngarkuar.
Në fillim ndodh një incident, raporton Itemfix.
Gazetari ka tentuar të mësojë nga njeriu me uniformë se përse po ngiste një veturë me dy rrota pa targa dhe nuk mbante helmetë.
Në vend të përgjigjes, polici e godet me grusht dhe nuk u “kursye” as i riu tjetër i shfaqur në kuadër.
Ndryshe, autoritetet pakistaneze thuhet se kanë nisur hetimet rreth rastit dhe pritet të marrin masa ndaj policit. /Telegrafi/