Telegrafi

Gazeta “Bunte” do të publikojë imazhe ekskluzive të Michael Schumacherit nga Mallorca

Michael Schumacher (Photo by Paul Gilham/Getty Images)

Gjendja shëndetësore e Michael Schumacherit mbetet konfidenciale dhe enigmë për të gjithë dashamirët e gjermanit.

Revista gjermane “Bunte” ka arritur të gjejë se ku gjendet kampioni shtatfisht i Formula 1.

Mediumi ka njoftuar se do të publikojë foto ekskluzive në botimin e shtypur si dëshmi për këtë histori.

Familja e Schumacherit e ka transferuar pilotin nga shteti zviceran për në Mallorca në fund të vitit të kaluar, ku kaloi festat e fundvitit dhe ditëlindjen r 50-të më 3 janar.

Schumacher u transportua me një helikopter privat për tek vendi ku jeton, në vilën Jasmin, i cili është edhe pronari i portit D’Andratx.

Në këtë pjesë jetojnë vetëm njerëzit e pasur gjersa fqinjët kanë zbuluar se e kanë parë gjermanin e famshëm.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth Schumacherit

Ndryshe, kujtojmë se më 28 dhjetor të vitit 2013, piloti i skuderisë së Ferrarit pësoi një aksident të tmerrshëm në ski në Alpet franceze dhe informacionet për gjendjen shëndetësore të sportistit janë mbajtur sekret. /Telegrafi/