Kandidati nga radhët e Vetëvendosjes për kryetar të Junikut, Sylë Gaxherri ka premtuar ndërtimin e një shkolle të re në këtë komunë.
“Në arsim parashohim ndërtimin e shkollës së re, çerdhes, shujta për nxënësit e shkollave fillore dhe transport falas, për studentë me arritje të lartë mësimore kemi planifikuar shpërndarjen e 50 bursave, ndërtimin e shtëpisë së kulturës etj”, ka thënë Gxherri. /Telegrafi/