Site icon Telegrafi

Gavazaj i Lirisë: Synojmë Evropën, për këtë kemi kualitet

Derisa futbollistët e Lirisë janë në pushim dy javor, pas përfundimit të stinorit vjeshtor, Alush Gavazaj vazhdon me ushtrime në ‘Five star’, për të mbajtur formën.

Gavazaj, 22 vjeçar, që ka bërë karrierë në disa skuadra shqiptare në Superligë, (Tirana, Bylis, Tërbuni) së fundi i transferuar nga Korabi te Liria, ka qenë njëri nga prurjet më të dobishme.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth Lirisë

Ai shpjet u bë i pa zëvendësueshëm në mesfushë, duke koordinuar lojën mes sulmit dhe mbrojtjes së ekipit prizrenas.

I heshtur, modest por shumë punëtorë, Alush Gavazaj e ka stabilizuar mesfushën ‘bardhezi’. Ai, pohon se ka marrëveshje deri në janar me drejtuesit e Lirisë.

Mirëpo, futbollisti beson “se me drejtuesit të gjejë akordin të paktën deri në fund të stinorit”, ngase siç thotë “dëshiron të prek Evropën me Lirinë”.

Ndërkaq, duke folur për ambiciet, Gavazaj ka pohuar se “me më pak fat sportiv, ne do të ishim më lartë në klasifikim. Pësuan në dy ndeshje në minutat e fundit. Por, besoj në përkrahjen e Komunës dhe donatorëve, që secili të bëj punën e tij, më pas Liria dosido do të kërkoj njërën nga pozitat që dërgon në Evropë. Për këtë kemi edhe kualitetin e duhur, pasi jemi një grup shumë i mirë “.

Liria aktualisht zë pozitën e pestë të renditjes tabelore të ligës elitare të Kosovës me 28 pikë. /Telegrafi/

Exit mobile version