Gennaro Gattuso është ende një nga njerëzit më të frikshëm në futboll dhe këtë e tregoi me temperamentin e tij gjatë ndeshjes së Valencias në La Liga kundër Osasuna të premten mbrëma.
Si lojtar, Gattuso ishte i famshëm për stilin e tij të ashpër të lojës, ndërhyrjet ndaj kundërshtarëve dhe punën e tij të palodhshme në fushë.
Sytë e shumë lojtarëve mbusheshin me frikë kur u duhej të rreshtoheshin kundër Milanit në kohën kur Gattuso ishte në kulmin e karrierës së tij.
Tani si menaxher, ai është ende një nga personazhet më frikësuese, dhe këtë e tregoi gjatë ndeshjes së skuadrës së tij, Valencia kundër Osasuna.
Lojtari i Valencias, Mouctar Diakhaby shënoi në minutën e 54-të, por më vonë u zëvendësua në minutën e 86-të, pasi ai tashmë kishte një karton të verdhë.
Megjithatë, vetëm pak minuta të mbetura nga fundi, Diakhaby mori një karton të kuq pasi thuhet se përdori fjalë të papërshtatshme ndaj gjyqtarit.
Pa asnjë çudi, ky incident e tërboi menaxherin e tij italian.
Gattuso në fillim ishte duke buzëqeshur teksa iu lut gjyqtarit që të tregonte pak butësi, megjithatë, pas dhënies së kartonit të kuq, italiani tregoi zhgënjimin e tij.
Imagine being an esky when Gennaro Gattuso's winding up 🤬
Valencia's Mouctar Diakhaby sees red on the sidelines. Gattuso let him know he wasn't happy.#LaLiga #OptusSport pic.twitter.com/KnaumUynOx
— Optus Sport (@OptusSport) October 8, 2022
Teksa iu afrua Diakhabyt në bankinë, Gattuso e nxorri të ‘keqen’ jashtë dhe përplasi nga nervozizmi një kovë pijesh që kishte afër.
Video e nervozizmit të italianit tashmë është bërë viral në rrjetet sociale dhe Gattuso ende po cilësohet si njëri nga njerëzit më të frikshëm në botën e futbollit. /Telegrafi/
Gattuso's reaction to Diakhaby getting a 2nd yellow/red card when on the bench (89th minute, with Valencia leading by 2 goals). pic.twitter.com/QpROsWasUy
— patricius 🦅 (@lordypatricius) October 8, 2022