Site icon Telegrafi

Gattuso me shumë mungesa në mbrojtje, Rrahmani mund të luajë sërish në fundjavë

Gennaro Gattuso vazhdon të ketë probleme në mbrojtje, pasi shumë lojtarë tashmë do të mungojnë në ndeshjet në vijim. 

Në ndeshje ndaj Udineses u dëmtua mbrojtësi grek Kostas Manolas, ndërsa italiani Giovanni di Lorenzo ka plotësuar numrin e kartonëve të verdhë dhe nuk do të jetë në dispozicion të trajnerit për ndeshjen me Fiorentinën në fundjavë.

Gattuso do të jetë i detyruar t’i besoj dyshes Amir Rrahmani – Nikola Maksimovic, apo të rrezikojë me senegalezin Khalidou Koulibaly, i cili vijon rikuperimin.

Trajneri italian i kishe besuar Rrahmanit në ndeshje me Udinesen, por pas një gabimi, ai u zëvendësua pas 45 minutash.

Lajme të këqija vijnë edhe nga sulmuesi Victor Osimhen, që vijon të jetë i prekur nga coronavirusi, ndërsa ende nuk e ka kaluar dëmtimin në shpatull.

Ndërkohë ndaj Fiorentinës pritet të rikthehet belgu Dries Mertens, që mungon prej disa javësh. /Telegrafi/

Exit mobile version