Site icon Telegrafi

Gattuso pritet të emërohet gjatë ditës trajner i Napolit

Gattuso dhe Ancelotti (Foto: Francesco Pecoraro/Getty Images/Guliver)

Gennaro Gattuso thuhet se do të emërohet trajner i Napolit brenda disa orësh, pasi klubi njoftoi se gjatë mbrëmjes së martë Carlo Ancelotti ishte shkarkuar.

Vendimi kishte qenë në ajër për të paktën një javë dhe ishte ngecur deri tani sepse ata donin të luanin ndeshjen e fundit të grupit në Ligën e Kampionëve.

Vetëm disa orë pas fitores 4-0 ndaj Genk që i dërgoi ata në raundin tjetër, Ancelotti u takua me presidentin Aurelio De Laurentiis në Hotelin Vesuvio dhe kumtua shkarkimi.

Një njoftim zyrtar u lëshua më pas nga klubi, pasi Ancelotti siguroi mediat se nuk do të jepte dorëheqjen.

Lexo po ashtu Zyrtare: Napoli shkarkon Carlo Ancelottin

Tani Gattuso thuhet se është caktuar të emërohet sot (e mërkurë) në mëngjes në detyrën e trajnerit.

Sipas mediumit italian Sport Mediaset, Gattuso tashmë ka rënë dakord për një kontratë deri në qershor të vitit 2021.

Ai do të fitojë 1.5 milion euro për gjashtë muajt e ardhshëm dhe tre milion në sezonin pasues nëse marrëveshja jetësohet.

Sidoqoftë, Sky Sport Italia pretendon se është vetëm një marrëveshje gjashtë mujore me një mundësi për të rinovuar automatikisht nëse Napoli përfundon në katër vendet e para.

Lexo po ashtu Gattuso ka nënshkruar marrëveshje me Napolin, në mesjavë bëhet zyrtare

Gattuso ka mbetur pa punë që prej largimit nga Milani më 28 maj, pasi ka humbur kualifikimin e Ligës së Kampionëve me një pikë.

Italiani ka qenë i lidhur me disa role gjatë muajve të fundit, përfshirë Fiorentinën, Genovan dhe Sampdorian, por i refuzoi të gjitha për të pritur mundësinë e duhur. /Telegrafi/

Exit mobile version