Gennaro Gattuso raportohet se është përsëri në radarin e Lazios, pasi Simone Inzaghi e ka gjetur veten nën presion.
Lazio pësoi humbjen e tyre të katërt të sezonit mbrëmë, duke humbur 2-1 ndaj Celticut në Ligën e Evropës.
Sipas mediumit italian Tuttomercatoweb, Inzaghi është në rrezik dhe sytë e bordit të klubit janë mbi të.
Ky medium shton se Gattuso duket të jetë kandidati kryesor për të zëvendësuar 43-vjeçarin italian në stolin e Lazios.
Ish-trajneri i Milanit ishte i lidhur me Lazion edhe muajin e kaluar dhe mbetet i papunë pasi refuzoi rolet te Genoa dhe Sampdoria.
Ndryshe, Lazio ka edhe një udhëtim tjetër të vështirë, pasi të dielën luan te Fiorentina. /Telegrafi/