Gennaro Gattuso raportohet se ka arritur marrëveshje për 18 muaj për ta zëvendësuar Carlo Ancelottin, pavarësisht se çfarë bën Napoli në Ligën e Kampionëve në mesjavë.
Napolit i duhet një fitore, ose thjesht një barazim, për ta vazhduar rrugën e tyre dhe tu për t’u kualifikuar në raundin tjetër të Ligës së Kampionëve.
Mendohej që kalimin në raundin e 16 do të shpëtonte punën e Carlo Ancelottit.
Sidoqoftë, Gianluca Di Marzio i Sky Sport Italia shkruan se Gattuso tashmë ka nënshkruar një kontratë 18-mujore, pavarësisht nga rezultati i nesërm.
Di Marzio raporton gjithashtu që Carletto mund të japë dorëheqjen pasi të sigurohet kualifikimi, duke pasur parasysh problemet që Napoli ka pasur në Serie A këtë sezon.
Ata janë në vendin e shtatë në tabelë dhe nuk kanë fituar në kampionat për gati dy muaj. /Telegrafi/