Telegrafi

Çmendet Gattuso, godet shuplakë ndihmësin e tij (Video)

Ish futbollisti karizmatik, Gennato Gattuso, tashmë trajneri i Pisas, ka goditur me shuplakë ndihmësin e tij në një ndeshje.

Legjenda e Milanit që ka fituar shumë në futbollin evropian, tash e disa vite ka filluar të merret me zejen e trajnerit.

Ai në një ndeshje të skuadrës së tij Pisa kundër Spal, e vlefshme për Lega Pro B, në minuta te fundit ka goditur me shuplakë ndihmësin e tij.

Ai i ka kërkuar ndihmësit të tij se sa minuta shtesë ka, por ai u hutua për një moment e ‘Rino’ e këndelli me një shuplakë në faqe.

Ndeshja u fitua nga skuadra e Gattusos (2-1), por mbetet pesë pikë prapa vendit të parë, pikërisht skuadrës Spal që është lider. /Telegrafi/