Telegrafi

Gary Neville: United të shes emrin e stadiumit Old Trafford

Gary Neville thotë se Manchester United duhet të shes të drejtën e emrit të stadiumit Old Trafford dhe të përdorë paratë për të ulur çmimet e biletave në dhjetë funte.

Neville ka dalë me planin revolucionar, por shumë të diskutueshëm, si një mënyrë për të futur më shumë fëmijë Teatrin e Ëndrrave.

Ai ka treguar se në këtë formë klubi do të fitonte rreth 80 milionë funte në një vit kalendarik dhe e kjo do të bënte që ulen çmimet e biletave.

“Unë do të shisja të drejtat e emrave në Old Trafford nëse do të isha te Manchester United për 60, 70, apo 80 milionë funte në vit”.

“Për të kuptuar se të gjitha paratë e gjeneruar 800 milionë gjatë dhjetë viteve – do të nënkuptonin se biletat do të kushtonin 10-12 funte dhe një pjesë e këtyre biletave do të shkonin tek të rinjtë”, tha ish-lojtari i Unitedit.

Ndryshe, United zë pozitën e pestë të renditjes tabelore të Ligës Premier në saje të katër pikëve. /Telegrafi/