Analisti i Sky Sports dhe legjenda e Manchester Unitedit, Gary Neville, nuk e ka fshehur përkrahjen e tij që Manchester City ta fitonte titullin para Liverpoolit.
Neville vendosi që të shkojë në ndeshjen e fundit që ‘Citizens’ e fituan 4-1 në udhëtim te Brightoni, duke e fituar kështu titullin e dytë me radhë dhe të gjashtin në histori të tyre.
Por, legjenda e Manchester Unitedit e përjetoi një moment aspak të mirë me tifozët e Manchester Cityt që filluan ta gjuajnë me pije.
https://twitter.com/1811MAG/status/1127690750286811137
Neville kishte shprehur haptas se do ta mbështeste Cityn për titull, para Liverpoolit, por kjo nuk i ka impresionuar tifozët e këtyre të parëve, duke e sulmuar pas ndeshjes.
Legjenda e Unitedit u nxor jashtë nga disa tifozë të Manchester Cityt, për ta larguar atë nga pjesa e tjetër që e sulmonin me pije. /Telegrafi/