Legjenda e Manchester Unitedit, Gary Neville shpreson se tifozët do t’i japin kohë Bruno Fernandes të marr veten në Old Trafford.
Ylli i Sporting Lisbonës do të jetë lojtar i Djajve të Kuq, me dy klubet që kanë rënë tashmë dakord për një transferim të lojtarit.
Fernandes do të ketë testet mjekësore në ditët e ardhshme dhe të nënshkruajë kontratën e tij me Djajtë e Kuq.
Ai madje mund të jetë i disponueshëm për lojën e tyre të radhës në Ligën Premier, të cilët Unitedi e zhvillon kundër Wolves në fundjavë.
Por, Neville mendon se do të kalojë kohë para se Fernandes të tregojë formën e tij më të mirë në Angli, edhe pse arriti 13 gola në 22 ndeshje për Sportingun në ligën portugeze këtë sezon.
Manchester United is delighted to announce it has reached agreement with Sporting Clube de Portugal for the transfer of Bruno Fernandes.
The deal is subject to a medical and the agreement of personal terms.
A further announcement will be made in due course. pic.twitter.com/6bDVHszxL1
— Manchester United (@ManUtd) January 29, 2020
“Unë nuk kam pritshmëri të mëdha te Bruno Fernandes në lidhje me muajt e ardhshëm. Mendoj se do t’i marrë pak kohë për t’u vendosur në Angli. Atij do t’ju duhet ca kohë”, ka thënë fillimisht Neville për Sky Sports.
“Por, ata kanë marr një lojtar të mirë dhe cilësor. Në fund të fundit ne nuk duhet të rrimë këtu duke menduar se ai do të jetë menjëherë i mrekullueshëm”.
“Natyrisht është shumë e vështirë të ‘goditesh’ në shenj duke bërë transferime në janar”, përfundoi legjenda angleze e Unitedit. /Telegrafi/