Site icon Telegrafi

Gary Lineker: Unë njoh dy yje homoseksualë të Ligës Premier, ata kanë qenë afër të dalin të flasin

Ish-sulmuesi i Barcelonës, Leicester dhe Tottenham, Gary Lineker, ka zbuluar se i njeh dy yje të Ligës Premier që janë homoseksualë.

Prezantuesi aktual televiziv u ka kërkuar dy lojtarëve që të dalin gjatë Kupës së Botës 2022 në mënyrë që t’i dërgojnë një mesazh Katarit.

Duhet të theksohet se homoseksualiteti në Katar është një krim që mund të dënohet me dënim deri në shtatë vjet burg.

“Do të ishte mirë nëse një ose dy prej tyre do të dilnin gjatë Kupës së Botës. Do të ishte e mahnitshme”.

“Unë e di me të vërtetë se disa kanë qenë shumë të afërt dhe e kanë menduar. Ka një çift që njoh, por padyshim që nuk më takon mua të them se cilët janë”, ka thënë Lineker për The Mirror.

Lineker pohoi se frika është një nga arsyet pse lojtarët hezitojnë të hapen për seksualitetin e tyre. /Telegrafi/

Exit mobile version