Bruno Fernandes ka shpjeguar arsyen pse Alejandro Garnacho nuk e festoi golin e tij në fitoren me rezultat 3-0 ndaj Leicester Cityt në ‘Old Trafford’.
Ruud Van Nistelrooy zhvilloi ndeshjen e fundit si trajner i përkohshëm i Unitedit duke marrë fitore ndaj Leicesterit, falë golave të shënuar nga Fernandes dhe Garnacho si dhe një autogol i Victor Kristiansen.
Garnacho nuk e nisi si titullar këtë takim dhe u fut në fushë vetëm në minutën e 57-të, duke zëvendësuar Marcus Rashford.
Ai e shënoi golin e tij të shtatë të sezonit për ta konfirmuar fitoren e ‘Djajve të Kuq’, pas asistimit të Fernandesit.
Por, pas një goli aq të bukur, reprezentuesi argjentinas vendosi që të mos e festojë atë dhe shumë persona menduan se mund të jetë rezultat i kritikave të shumta që ka marrë nga tifozët.
Pas ndeshjes Fernandes u pa në një bisedë të thellë me Garnachon, para se Amad Diallot të vinte dhe t’i përqafonte të dy.
“Garnacho shënoi një super gol, por nuk festoi ashtu siç duhej sepse ai mendon se ka humbur besimin nga disa tifozë”.
“Unë i kam thënë se njerëzit gjithmonë do kritikojnë, por shumë njerëz të duan dhe e shijojnë çfarë po bën”, ka thënë Fernandes./Telegrafi/