Telegrafi

Garnacho kritikohet nga ish-ylli i Juventusit pasi kopjoi festimin e Ronaldos

Alejandro Garnacho është kritikuar pasi kopjoi festimin ikonik të Cristiano Ronaldos ‘Siuu’ pasi shënoi një gol të jashtëzakonshëm me gërshërë ndaj Evertonit.

Dashuria e Garnachos për Ronaldon tashmë është e ditur, pasi paraprakisht ai kishte kopjuar edhe festimet tjera të portugezit kur ai shënoi golin e tij të parë për “Djajtë e Kuq” sezonin e kaluar.

Argjentinasi vendosi që të performojë festimin tradicional të Ronaldos “Siuu” përballë tifozëve të Evertonit në atë që do të konsiderohet si një nga momentet më të mira të Ligës Premier.

Por, siç duket jo të gjithë janë ndarë të kënaqur nga kjo mënyrë e festimit të Garnachos.

Ish-lojtari i Juventusit, Arturo Vidal, beson se Garnacho veproi gabimisht kur e imitoi idhullin e tij dhe mendon se i riu duhet “të shkruajë historinë e vet”.

Lexo po ashtu Deri më tani goli më i bukur i këtij sezoni, mund të jetë edhe i vitit për Alejandro Garnachon

“Është mirë që ai është idhulli i tij, kam respekt për këtë, por ai duhet të shkruaj vetë historinë”, ka thënë Vidal në platformën Twitch.

“Si mund ta festoni një gol dhe ta mbani mend atë? Nuk e di, festoni në një mënyrë tjetër”, shtoi ai.

Vidal ka luajtur disa herë kundër Ronaldos gjatë karrierës së tij dhe ndoshta është i kualifikuar për të folur për festimin që e ka parë vetë në shumë raste.

Sidoqoftë, Vidal nuk pati vetëm kritika për Garnachon pasi e cilësoi atë si një lojtar të madh.

Kishte më shumë se vetëm festimi që imitoi pesë herë fituesin e Topit të Artë, pasi edhe vet goli ishte i ngjashëm dhe ja vlen të krahasohet me atë që shënoi Ronaldo ndaj Juventusit në vitin 2017.

Lexo po ashtu Shënoi njërin ndër golat më të bukur në histori të Ligës Premier - Garnacho thotë pas ndeshjes se nuk e di si e shënoi

Ai gol i bukur bëri që United të merrte epërsinë ndaj Evertonit pas vetëm tre minutash lojë dhe Garnacho vazhdoi me një paraqitje të mirë që pa “Djajtë e Kuq” të fitonin me rezultat 3-0 në “Goodison Park”.

Për golin dhe paraqitjen e tij, Garnacho në fund të takimit u shpall si lojtari më i mirë i ndeshjes./Telegrafi/