Site icon Telegrafi

Garnacho flet për herë të parë që prej se mbeti jashtë derbit me Man Cityn

Alejandro Garnacho ka folur për herë të parë që prej se u la jashtë derbit me Manchester Cityn nga trajneri Ruben Amorim. 

Pasditen e së shtunës, Manchester United mori një fitore dramatike me rezultat 2-1 ndaj Manchester Cityt, falë golave nga Bruno Fernandes dhe Amad Diallo. 

Sidoqoftë, kjo ndeshje ‘rrëmbeu’ ballinat e gazetave kryesisht për shkak të vendimit të Amorim për të mos i ftuar dyshen Garnacho dhe Rashford për atë takim. 

Mbrëmjen e së martës, Garnacho u shpall fitues i çmimit ‘Puskas’ për golin më të mirë të vitit, të cilin ia dhuroi legjenda italiane Alessandro Del Piero. 

Lexo po ashtu Alejandro Garnacho fiton çmimin 'Puskas' për golin më të mirë të vitit

“Përshëndetje të gjithëve, është Alejandro Garnacho këtu. Jam shumë krenar që kam fituar këtë çmim, është një moment krenarie për mua dhe familjen time”. 

“Faleminderit për të gjithë që votuan për mua, veçanërisht tifozët e Unitedit. Ishte një gol i mrekullueshëm dhe kam punuar disa herë për të në stërvitje”. 

“Është një gol i veçantë dhe do ta kujtojë gjithmonë, por ka edhe shumë më shumë momente të jashtëzakonshme që do të vijnë me këtë skuadër, ne vazhdojmë përpara së bashku”, përfundoi ai./Telegrafi/

Exit mobile version