Telegrafi

Garnacho akuzohet për racizëm ndaj Onanas, por portieri kërkon që kjo çështje të mbyllet

Federata e futbollit anglez po heton një rast të çuditshëm të dyshuar të racizmit dhe kjo mes lojtarëve të Manchester United.

Djajtë e Kuq kanë marrë tri pikët e para në xhiron e tretë të Grupit A të Ligës së Kampionëve me fitoren 1-0 ndaj kampionit danez Copenhagen në Old Trafford.

Përveç golashënuesit Harry Maguire, më meritor për triumfin është portieri kamerunas Andre Onana, i cili i priti penalltinë e Jordan Larsson në kohën shtesë.

Lexo po ashtu Onana flet për penalltinë e pritur dhe ka disa fjalë për tifozët e United: Unë thjesht po bëj punën time

Adoleshenti argjentinas dhe shpresa e re e Man United, Alejandro Garnacho luajti gjysmën e fundit të ndeshjes dhe më pas postoi në rrjetet sociale një foto të Onanas duke treguar muskujt pas një penalltie të shpëtuar dhe fotos i shtoi dy edhe dy gorilla.

Kjo ishte e mjaftueshme për të shkaktuar një hetim të FA, në të cilin dikush me sa duket mendon se postimi i Garnach ishte racist.

Vetë Onana foli përmes rrjeteve sociale dhe sqaroi situatën, duke thënë se përshkrimi nuk kishte të bënte me racizëm, por tregon te fuqi dhe forcë dhe kërkoi që kjo ngjarje të mos shkojë më tej. /Telegrafi/