Telegrafi

Gareth Bale shënon golin e parë për Tottenhamin që nga maji i vitit 2013

Garethe Bale e ka shënuar golin e parë te Tottenham Hotspuri që nga maji i vitit 2013.

Spurs janë duke fituar 2-1 përballë Brightonit në kuadër të javës së shtatë në Ligën Premier.

Ylli uellsian pranoi një asistim nga Sergio Reguilon në minutën e 73-të, për t’i rikthyer epërsinë Tottenhamit.

Ky ishte goli i parë për Balen, pasi po në vitin 2013 kishte kaluar te Real Madridi për një shumë rreth 94 milionë euro.

Uellsiani u rikthye në këtë verë te Tottenhami nga Los Blancos në formë huazimi me të drejtë blerje. /Telegrafi/