Bale theu rekordin e transferimeve kur kaloi nga Tottenhami te Real Madridi në verën e vitit 2013. Por pas vetëm dy vitesh nga kontrata e tij gjashtë-vjeçare, Bale mund të largohet nga Bernabeu. Nëse kjo ndodh, mediat angleze kanë parashikuar pesë destinacionet e mundshme të tij.
MANCHESTER UNITED
Manchester Uited vazhdimisht është lidhur me një transferim të Gareth Bale, dhe këto spekulime janë shtuar së fundmi. Prania e Ryan Giggs në kampin e Djajve të Kuq, një idhull dhe bashkëkombës i Bale, mund të jetë një faktor që lojtari të kalojë në Old Trafford. Edhe skuadra e United është e paepur të sjellë yje në ekipin që po tenton të rimëkëmbet pas largimit të trajnerit Sir Alex Ferguson. Klubi ka një marrëveshje të re me Adidas, që do të shtojë 75 milionë funte në vit në xhirollogarinë e tyre dhe që mund të jetë një shtytje për transferimin e lojtarit. Pengesë mund të jetë kërkesa e Realit për ta përfshirë në marrëveshje portierin David de Gea. A do të jetë i gatshëm Louis van Gaal ta sakrifikojë spanjollin për uellsianin?
BAYERN MUNICH
Jo vetëm United është lidhur me një transferim të Bale gjatë sezonit që kaloi. Në të vërtetë ka qenë Bayern Munich që më së shumti është përmendur nga mediat spanjolle si përcjellës i Bale. Si edhe United dhe Real, Bayern është partner i Adidas dhe ka fuqi blerëse për të paguar çdo çmim që Reali do të kërkonte për Bale. Me Bayernin që ka filluar të shohë përtej dyshes Franck Ribery dhe Arjen Robben, Bale shihet si një opsion joshës. Prania e Pep Guardiolas po ashtu mund të jetë faktor. Në mungesë të Ribery dhe Robben, Bale do të ishte një lloj “Messi” i ri i Guaridolas.
PARIS ST GERMAIN
Sapo të lirohet nga kufizimet e Fair Playt Financiar, PSG pritet të rikthehet fuqishëm në tregun e transferimeve dhe të sjellë emra të tjerë të famshëm në Parc des Princes. Gjigantët francezë tashmë e kanë bërë të qartë se janë në kërkim të një tjetër lojtari të famshëm, pasi sezonin e kaluar dështuan të transferojnë Angel Di Marian. Nëse Bale nxirret në shitje, francezët nuk do të jenë spektatorë, por do të japim maksimumin për të siguruar nënshkrimin e tij, veçanërisht me Zlatan Ibrahimovic që i afrohet fundit të karrierës me klubin.
CHELSEA
Një tjetër partner i Adidasit, Chelsea sigurisht se nuk do të qëndrojë larg garës për nënshkrimin e Bale. Mendohet se Chelsea dhe Adidas tashmë kanë diskutuar për të shtruar rrugën e transferimit të Bale në Stamford Bridge. Megjithatë me Jose Mourinho që e sheh Eden Hazard si lojtarin kryesor në skuadër, dhe me Juan Cuadrado në stolin rezervë, uellsiani mund të jetë vetëm një tepricë në nevojën e Bluve, që këtë sezon fituan titullin e Ligës Premier. Por vendosja e Bale krahas Diego Costas, mund të ishte një kombinim joshës për Mourinhon
MANCHESTER CITY
Manuel Pellegrini paralajmëroi javën e kaluar se sapo ata të lirohen nga suspendimi për shkak të Fair Playt Financiar do të jenë aktiv në tregun e transferimeve. Një pastrim masiv që pritet të ndodhë te City gjatë verës do të rriste gjasat e klubin për të transferuar Bale dhe për të mbuluar pagën e tij. Pas dy vitesh në detyrë, drejtuesit e Cityt, Txiki Begiristain dhe Ferran Soriano, pritet të përpiqen të sjellin emra më të mëdhenj në skuadër dhe Bale iu përshtatet në mënyrë të përkryer atyre. Ai do të zgjidhte problemet golashënuese të skuadrës dhe do të ndihmonte Sergio Agueron të jetë edhe më efektiv. Nëse transferon Bale, City do t’i jepte një tjetër goditje rivalit lokal, Manchester United. /Telegrafi/