Evropiani i fundit ishin konsideruar si një ekipet më sensacionale të kampionatit, por vështirë se do të mund t’i shohim në vitin 2020.
E gjithë kjo shkaku që kombëtarja e Uellsit ka pësuar humbje dy humbje nga kundërshtarët, me të cilët do të konkurrojnë deri në fund të kualifikimeve.
Pasi humbën 1:2 në Osijek nga Kroacia, ata u mposhtën kundër Hungarisë me rezultat 0:1 dhe pas tri ndeshjeve të para (nga tetë), uellsianët kanë vetëm tre pikë.
Por, ajo që bëri bujë të madhe ishte paraqitja e Gareth Balet, i cili u kritikua tejet shumë për performancën e dobët.
Sulmuesi në minutën e 60-të ishte i vetëm përballë portierit hungarez, por bëri një gjuajtje të dobët të topit, sa që nuk mund të përshkruhet.
Ndryshe, Uellsi mbetet në pozitën e parafundit të grupit E, ku pas uellsianëve renditet vetëm Azerbajxhani, ndërsa rastin e humbur nga Bale mund ta shikoni në videon e më poshtme nga minuta 3:17. /Telegrafi/