Site icon Telegrafi

Garë e madhe për inkuadrim në Superligë dhe mbijetesën: Rezultatet dhe renditja në dy grupet e Ligës së Parë pas xhiros së 10-të

Janë zhvilluar 10 ndeshje në dy grupet e Ligës së Parë, A dhe B në kuadër të xhiros së 10-të.

Nuk kanë munguar befasitë në të dyja grupet, ku lufta për inkuadrim në Superligë dhe për mbijetesë po bëhet gjithnjë e më interesant.

Grupi A ka lider të ri, pasi Vëllaznimi i Gjakovës ka marrë kreun pas fitores minimale 1-0 ndaj Mitrovicës, derisa Drenica dështoi të marrë pikët e plota duke luajtur baras 0-0 në udhëtim te Besa e Pejës.

Nuk ka arritur fitore as Trepça ’89 që ka luajtur baras 2-2 në udhëtim te Istogu, derisa pa fitues përfundoi edhe sfida mes Rilindjes dhe Rahovecit 3-3.

Trepça ka qenë e pamëshirshme ndaj Lirisë duke e mposhtur me rezultat të thellë 3-0.

Vëllaznimi është lideri aktual me 22 pikë sa ka edhe Drenica, derisa Trepça është në pozitën e tretë me dy pikë më pak.

Rezultatet dhe renditja në Grupin A:

Ndeshje interesante ka pasur edhe në Grupin B, ku lideri Prishtina e Re ka dështuar të fitoj. Skuadra e Elon Berishës ka barazuar 1-1 me 2 Korrikun.

Dështimin e Prishtinës së Re e kanë shfrytëzuar Dinamo Ferizaj dhe Vushtrria që kanë marrë fitore për t’iu afruar në renditje. Ferizajsait triumfuan 3-2 ndaj Fushë Kosovës, derisa Vushtrria mposhti me rezultat të pastër 2-0 Ramiz Sadikun.

Kika është mposhtur 0-3 në shtëpi nga KEK-u, derisa Flamurtari ka triumfuar 2-1 ndaj Vjosës.

Prishtina e Re vazhdon të mbetet lider me 25 pikë, i ndjekur nga Vushtrria dhe Dinamo me nga 20 sosh.

Rezultatet dhe renditja në Grupin B:

/Telegrafi/

Exit mobile version