Ish-trajneri i Romës, Rudi Garcia ka qenë i lidhur me detyrën e trajnerit në klubin francez, Marseille.
52-vjeçari francez ka qenë trajneri i Giallorossëve për dy vjet e gjysmë, duke drejtuar klubin në dy përfundime në vendin e dytë në Serie A.
Tani, Garcia është shfaqur se një kandidat potencial për të zëvendësuar, Franck Passi te Marseille, pas fillimit të dobët të ekipit në sezonin e ri të Ligue 1.
Javën e kaluar trajneri francez u lidh edhe me vendin e Frank De Boer te Interi, pasi ishte nën presion pas fillimit të dobët te zikaltërit dhe kështu Garcia u shpall si një zëvendësim i mundshëm në San Siro.
Megjithatë, De Boer pastaj ideoi një fitore të famshme ndaj Juventusit, që do të thotë se pozicioni i tij tashmë duket i sigurt për të ardhmen e afërt. /Telegrafi/