Ekipi Astralis pas një kohe të gjatë ka arritur që të jetë në finale të një turneu të CS:GO, por sfida e tyre më e madhe do të jetë finalja pasi do të përballen me ekipin favorit Heroic, në turneun i cili po mbahet në qytetin Lund të Suedisë.
Sot (e shtunë) duke filluar nga ora 20:00 do të fillojë finalja ndërmjet dy ekipeve daneze, të cilat do të ndeshen në formatin ‘Bo3’.
Dy lojtarët më të dalluar të skuadrave blameF dhe stavn do të mundohen edhe njëherë të tregojnë formën e tyre të mirë, për ta siguruar vendin e parë për ekipin e tyre.
🔥 WE WILL GET A 🇩🇰 DERBY HERE IN LUND 🔥#PinnacleCup #PCCLund pic.twitter.com/lVx1LLfP7G
— Pinnacle Esports (@PinnacleEsports) June 11, 2022
Në ndeshjen e fundit të cilën janë përballur këto dy skuadra fitues doli ekipi Heroic, me rezultat të përgjithshëm 2-1 me mapa, e rezultati ishte i ngushtë në secilin map të luajtur.
Ndeshjen finale mund ta ndiqni nga ora 20:00, në kanalin zyrtar të PinnacleCup në platformën Twitch, ku vendi parë do të fitojë 150.000 dollarë, ndërsa vendi i dytë do të fitojë 50.000 dollarë
Këto janë formacionet e dy skuadrave finaliste:
Astralis
Benjamin ‘blameF‘ Bremer
Lukas ‘gla1ve‘ Rossander
Kristian ‘k0nfig‘ Wienecke
Andreas ‘Xyp9x‘ Højsleth
Asger ‘Farlig‘ Jensen
Heroic
Rasmus ‘sjuush‘ Beck
Casper ‘cadiaN‘ Møller
René ‘TeSeS‘ Madsen
Ismail ‘refrezh‘ Ali
Martin ‘stavn‘ Lund
/Telegrafi/