Klubi më i madh në Kosovës, FC Prishtina vetëm pak më herët zyrtarizoi Arsim Thaqin trajner të ri të skuadrës.
Ky lajm erdhi si befasi, pasi ishte pritur që timonin e ekipit kryeqytatas ta merrte një nga trajnerët më të mirë në Kosovë, Gani Sejdiu.
Sejdiu ka treguar se pse ka dështuar marrëveshja.
“Në parim kisha marrëveshje me Prishtinën, po gjithçka dështoi në momentet e fundit, pasi kërkesa ime për pagën ishte e lartë për zyrtarët e Prishtinës”, tha Sejdiu për Korneri.net.
Kur kanë mbetur edhe 11 xhiro deri në fund Prishtina ka 12 pikë më pak se lideri Trepca ’89 dhe me gjasa pothuajse minimale që ta shpallet kampion.