Gani Sejdiu është zyrtarizuar të martën si trajneri më i ri i KF Vëllaznimit të Gjakovës.
Sejdiu do ta udhëheqë skuadrën gjakovare për sezonin 2022/23.
“KF Vëllaznimi ka arritur marrëveshje me Gani Sejdiun që ta udhëheqë klubit për sezonen 2022/23. Edhe pse ka pasur shumë oferta nga shumë klubet ai ka thënë se për Vëllaznimin do të jem i gatshëm”.
“Një trajner si Gani Sejdiu që është i cilësisë së lartë është nder dhe respekt ta kemi në klub”, thuhet në njoftim.
Sejdiu është emër i njohur në futbollin kosovar. Ai kishte drejtuar edhe më herë Vëllaznimin, ndërsa ka qenë edhe në krye të Trepçës, Feronikelit, Drenicës, Ballkanit dhe Trepçës ’89. /Telegrafi/