Klubi nga Peja, KF Besa ka konfirmuar përmes faqes zyrtare se Gani Sejdiu do ta udhëheqë klubin nga sezoni i ardhshëm.
Ai e zëvendëson trajnerin e përkohshëm Ilir Nallbani, i cili ishte emëruar në prill trajner i Besës.
“KF Besa edhe pse dje zyrtarisht përfundoi garën në Raiffeisen Superligën e Kosovës në Futboll për sezonin 2015/2016, sot arriti akordin me strategun e madh kosovar Gani Sejdiu”.
“I urojmë mirëseardhje trajnerit në mesin tonë dhe suksese në vijim”, shkruhet në njoftimin e klubit futbollistik Besa nga Peja.