Site icon Telegrafi

Gani Dreshajt i vjen një letër e rëndësishme nga Gjermania

Kandidati i AAK-së, për kryetar të Komunës së Istogut, Gani Dreshaj vazhdon të ketë përkrahje nga “të mëdhenjtë”.

Dreshaj është një hap më afër mbajtjes së premtimeve të bëra për hapjen e vendeve të punës në Istog pasi që i është konfirmuar mbështetja nga politika gjermane.

Dhoma Ekonomike Kosovaro –Gjermane me seli në Berlin të Gjermanisë i ka dërguar zyrtarisht letër falenderimi z. Gani Dreshajt.

Në këtë letër thuhet:

Zotëri Dreshaj, në emër të Presidentit tonë të nderit, Ambasadorit Volfgang Ischinger, do të doja t’ju falënderoj për mbështetjen tuaj të vazhdueshme. Ndërmarrjet që keni ndërtuar në Kosovë, veçanërisht dëshiroj t‘i përmend: fabrikën moderne  Sinalco-s dhe punëtorinë e zdrukthtarisë, janë projekte të ndritura, që e bëjnë rajonin e Istogut të njohur dhe tërheqës përtej kufijve të qytetit.

Gjithashtu i mirëpresim dhe i mbështesim plotësisht ndërmarrësitë tuaja të reja me kompanitë partnere gjermane. Dëshiroj t’ju paralajmëroj se Dhoma Ekonomike Kosovaro -Gjermane, së bashku me Dhomën Ekonomike Shqipërisë –Gjermanisë, po planifikojnë një udhëtim të delegacionit ekonomik nga 5 deri më 8 nëntor në Tiranë dhe Prishtinë. Do të ishte kënaqësi dhe nder që në kuadër këtij udhëtimi eksplorues t’ju njoftoj me pjesëmarrësit e delegacionit. Përzëmërsisht, Salim Abu Abed. 

Kështu thuhet në letrën zyrtare që Dhoma Ekonomike Kosovaro –Gjermane i ka dërguar z. Gani Dreshajt.(SQARIM: Presidenti i nderit i Dhomës Ekonomike Kosovaro –Gjermane, Prof. Dr. h.c. Volfgang Ischinger ka qenë diplomat i lartë në Ministritë e Jashtme të Gjermanisë, sikusre ambasador i këtij shteti në Uashington D.C, në Londër.

Ai ka drejtuar delegacionet e Gjermanisë në bisedimet e paqes së Dejtonit për Bosnjen dhe gjithashtu ka përfaqësuar Bashkimin Evropian në negociatat e Trojkës për statusin e Kosovës).

Exit mobile version