Telegrafi

Gameiro bën çmendurinë, shënon het-trik për pesë minuta (Video)

Kevin Gameiro shkruan emrin e tij në historinë e futbollit botëror.

Sulmuesi francez u kritikua shumë për paraqitjet e tij dhe mungesën e golave që nga ardhja gjatë verës nga Sevilla, përcjell Telegrafi.

Lexo po ashtu Botës së futbollit po i shtohet një superyll, Dolberg i Ajaxit shënon het-trik brenda 18 minutave (Video)

Por, Gameiro është përkujdesur t’ia mbyll gojën kritikëve duke shënuar një het-trik të shpejt në ndeshje ndaj Sporting Gijonit, të fituar 4-1 nga Atletico.

Francezi ka arritur të kompletoi het-trikun për vetëm pesë minuta, dhe mund të jetë het-triku më i shpejt në histori të futbollit ose ndër më të shpejtit.

Gameiro shënoi golin e parë në minutën e 80, të dytin në minutën e 81, ndërsa të tretin në minutën e 85-të. /Telegrafi/