Telegrafi

Gambia triumfon ndaj Guinesë dhe kualifikohet në çerekfinale të Kupës së Kombeve të Afrikës

(Foto: Screenshot/Twitter/FutbolVertical)

Gambia është mjaftuar me një gol kundër Guinesë në të tetën e finales së Kupës së Kombeve të Afrikës duke u kualifikuar në fazën tjetër.

Të dyja përfaqësueset e patën nga një rast të mirë shënimi në fraksionin e parë, mirëpo mungoi konkretizimi.

Rezultati u zhbllokua në minutën e 71-të të takimit kur Yusupha Bobb e pasoi topin në drejtim të Musa Barrow dhe ky i fundit e dërgoi në rrjetë.

(Foto: Twitter/Screenshot/SA Breaking News)

 

Ky rezultoi edhe goli i fitores, pasi përkundër përpjekjeve, Guinea nuk ia doli të realizonte në minutat e mbetura.

Në çerekfinale, Gambia pret fituesin e duelit ndërmjet Kamerunit dhe Komoreve. /Telegrafi/