Site icon Telegrafi

Galtier nuk ndryshon mendim: Mbappe, Messi dhe Neymar janë treshja e sulmit tonë

Paris Saint-Germain ka fituar vetëm dy nga pesë ndeshjet e fundit të Ligue 1, por trajneri Cristophe Galtier ka këmbëngulur se ai nuk ka nevojë të ndryshojë treshen e tij sulmuese, Neymar, Lionel Messi dhe Kylian Mbappe.

Pas një ecurie të dobët të rezultateve, në Francë është sugjeruar se tre sulmuesit me yje të PSG-së u mungon ekuilibri dhe se për hir të skuadrës, Galtier duhet të ndryshojë gjërat, ndoshta duke sakrifikuar një prej tyre.

Megjithatë, trajneri francez nuk po pranon asgjë të tillë.

“Ne kemi në PSG tre lojtarë sulmues tepër të fortë – Kylian, Leo dhe Ney, me 55 gola dhe 34 asistime që nga fillimi i sezonit”.

“Të thuash se duhet të lëmë jashtë një prej tyre për të qenë të ekuilibruar është gabim. Ne kemi qenë në gjendje të luajmë mirë dhe të jemi solidë me të tre”.

“Janari nuk ka qenë i mirë dhe të gjithë duhet ta kenë në kokë se shkurti do të jetë më i mirë”, deklaroi Galtier.

Sfida e Ligës së Kampionëve

Për hir të tyre, PSG -ja duhet të bëhet më e mirë dhe e shpejtë pasi sezoni hyn në një fazë vendimtare.

Ata janë në krye të Ligue 1 dhe kanë një epërsi prej tre pikësh, ndërsa faza e eliminimit direkt e Ligës së Kampionëve është afër. Të martën më 14 shkurt, skuadra parisiene do të presë Bayern Munichun.

Sido që të jetë, ata do të përballen me ndeshjet kundër Monacos dhe Lille, dhe më 8 shkurt ata do të udhëtojnë drejt Marseille në Kupën e Francës.

Ziyech një opsion

PSG po kërkon të lëvizë në ditën e fundit të afatit kalimtar, për një lojtar që mund t’i ndihmojë deri në fund të sezonit.

Një lojtar me të cilin ata shpresojnë ta marrin është Hakim Ziyech i Chelseat, megjithëse Galtier nuk ka konfirmuar asgjë. /Telegrafi/

Exit mobile version