Telegrafi

Galtier mban takim pas polemikave të Mbappes dhe Neymarit, gjen zgjidhje për ‘çështjen e penalltive’

Trajneri i Paris Saint-Germain, Christophe Galtier ka zhvilluar një takim me Kylian Mbappe dhe Neymar Jr pas polemikave që ndezën në fitoren 5-2 të ekipit të tyre ndaj Montpellier fundjavën e kaluar.

PSG mori dy penallti në ndeshjen e javës së dytë të Ligue 1, të fituar nga kampionët aktual me rezultat të thellë.

Mbappe u ngrit për të marrë penalltinë e parë dhe e humbi atë. Më pas, Neymar mori të dytën dhe ktheu në gol, edhe pse francezi tentoi t’ia merrte topin nga duart bashkëlojtarit të tij.

Lexo po ashtu Tensione në PSG? Neymar pëlqen postimet në Twitter ku kritikohet Mbappe

Kjo situatë çoi në një polemikë mes dy lojtarëve dhe nga ai moment mediat kanë shkruar vazhdimisht për një krisje të raporteve brenda zhveshtores së PSG-së.

Klubi francez donte të gjente një zgjidhje të shpejtë për diçka që mund të bëhej problem edhe më i madh dhe tashmë ka marr një vendim.

Pas takimit të trajnerit Galtier me dy yjet e lartpërmendura, u vendos që Mbappe do të ishte goditësi i parë i penalltisë.

Neymar do të godas në rast se do të ketë një penallti të dytë në të njëjtën lojë, pasi braziliani konsiderohet një nga goditësit më të mirë në Evropë.

Lexo po ashtu Mbahet takimi mes krerëve të PSG-së, Mbappes dhe Neymarit - Campos dhe Galtier kishin dy kërkesa për francezin dhe brazilianin

Ajo që nuk ka shkuar mirë në klub ishte qëndrimi i Mbappes në atë ndeshje me Montpellier. Edhe Luis Campos u befasua nga ajo që ndodhi atë ditë.

Ndërkohë, Leo Messi nuk do të jetë njëri nga dy gjuajtësit e parë, por argjentinasi nuk dëshiron të futet në këtë betejë egosh. /Telegrafi/