Site icon Telegrafi

Galtier i humb durimi, tenton të grushtohet me tifozët e Marseilles

Trajneri i Paris Saint Germain, Christophe Galtier ka pasur një sherr mbrëmë pas klasikes së Francës mes Olympique Marseille dhe PSG.

Ka pasur shumë presion mbi supet e trajnerit francez që nga rikthimi i futbollit francez pas Kupës së Botës.

Humbjet e parisienëve ndaj Marseille, Monaco dhe Bayern Munich në tre gara të ndryshme brenda një jave çuan në spekulimet se Thomas Tuchel mund të rikthehej në kryeqytetin francez.

Megjithatë PSG arriti një fitore spektakolare në udhëtim te Marseille me rezultat 3-0, falë dy golave nga Kylian Mbappe dhe një tjetër nga Leo Messi.

Lexo po ashtu PSG e gatshme ta pranojë gabimin nga e kaluara – tenton rikthimin e Tuchel

Sigurisht që ia doli, pasi mysafirët në jug të Francës dolën me një fitore 3-0, por për pak sa nuk përfundoi në një përleshje me disa tifozë rivalë, siç mund ta shihni në videon më poshtë.

Por pas përfundimit të ndeshjes trajneri i PSG-së, Christophe Galtier, duhej të ndalohej nga stafi i tij nga një përleshje me tifozët e Marseilles, pas fitores së madhe të skuadrës së tij në krye të Ligue 1.

https://twitter.com/MercaFoot_/status/1629963097111658497?s=20

Tifozët që ishin prapa bankës rezervë të PSG-së gjatë gjithë kohës e ofendonin trajnerin francez dhe në fund të ndeshjes atij i iku durimi.

Galtier kërkonte të qëronte hesapet me disa tifozë, por ishte stafi tjetër i PSG-së që e largoi francezin para se gjërat të bëheshin më serioze. /Telegrafi/
 

Exit mobile version