Adriano Galliani beson se Krzysztof Piatek dhe Lucas Paqueta do të kenë një të ardhme të ndritur te Milani.
Ish-drejtori i kuqezinjve ka krahasuar dyshen e lartpërmendur me ikonat Andriy Shevchenko dhe Kaka”.
“Me pëlqen ky Milan, është forcuar shumë në janar me Paquetan dhe Piatekin”.
“Piatek më kujton Shevan, menjëherë e mendova këtë pasi e pash. Ëndrra ime është se Piatek dhe Paqueta të bëhen Sheva dhe Kaka të rinj”.
“Lojtarët kanë ndryshuar, por (Gennaro) Gattuso luan gjithmonë me 4-3-3. Piatek dhe Paqueta kanë rritur kualitet e kuqezinjve”, ka thënë Galliani.
Piatek ma shënuar katër gola në katër ndeshjet me Milanin, ndërsa Paqueta la shenjë me gol në fitoren ndaj Cagliarit në fundjavë.
Aktualisht Milani renditet në vendin e katër në Serie A me 39 pikë, katër më pak se Interi. /Telegrafi/