Telegrafi

Gallardo merr kartonin më të shpejtë në histori të një Botërori

Mbrojtësi i kombëtares së Meksikës, Jesus Gallardo, e ka marrë kartonin e verdhë më të shpejtë në histori të një Kampionati Botëror.

Vetëm 15 sekonda mjaftuan për yllin e Meksikës që të ndëshkohet në duelin ndaj Suedisë dhe të hyjë në histori – për të keq.

Gallardo kishte një duel ajror me suedesin Ola Toivonen prej ku edhe u ndëshkua.

Sfida po zhvillohet në Ekaterinburg në kuadër të Grupit F.

Gjyqtari Nestor Pitana nuk tregoi hezitim për ta ndëshkuar me karton futbollistin.

Meksika ka nevojë për vetëm një pikë për t’u kualifikuar në fazën tjetër dhe që të dalë e para në grup. /Telegrafi/