Galaxy Racer organizata më e madhe e sporteve elektronike, ka njoftuar për ligën e re të eSports në Pakistan.
Organizata me bazë në Dubai, Galaxy Racer ka bere zyrtare për nisjen e një lige të re të sporteve elektronike në Pakistan.
Liga, e cila do të quhet Supreme Galactic League, do të mbahet nga muaji gusht deri në tetor të vitit 2022.
GET READY, #PAKISTAN !
We are excited to announce Pakistan's First-Ever Professional Esports League, the SUPREME GALACTIC LEAGUE.
To stay updated, please follow us at @galaxyracerpak
More details coming soon. Stay tuned for updates!#SGL #GalaxyRacer pic.twitter.com/Mj7BiuIYkd
— galaxyracerpak (@galaxyracerpak) April 5, 2022
Sipas njoftimit, ngjarja do të numëroj tetë ekipe profesionale të eSports nga i gjithë vendi, si dhe emra të tjerë të njohur që garojnë kundër njeri tjetrit.
Detaje të mëtejshme në lidhje me ekipet, titujt që do të luhen, shpërndarjen e grupit të çmimeve, platformat e transmetimit të drejtpërdrejtë dhe orarin e saj nuk janë zbuluar ende.
Fakhr-e-Alam, shefi i Galaxy Racer në Pakistan, komentoi: “Ne jemi të emocionuar të shpallim Ligën Supreme Galaktike. Me shfaqjen e më shumë talenteve dhe rritjes eksponenciale të ekosistemit të sporteve elektronike në Pakistan, Galaxy Racer synon të vendosë një pikë referimi në industri dhe të tregojë përkushtimin e tij për të ofruar një platformë globale për lojtarët tanë me fillimin e kësaj lige historike”. /Telegrafi/