Telegrafi

Gaimin Gladiators shpallen kampion të turneut të Dota 2 – Berlin Major

Ekipi Gaimin Gladiators kanë mposhtur Team Liquid në finale për t’u shpallur kampion të turneut Berlin Major.

Ndeshja finale u zhvillua në formatin ‘Bo5’ ku fitues dolën Gaimin Gladiators me rezultat të përgjithshëm 3-1 me mapa.

Si fitues të vendit të parë ata fituan çmimin prej 200.000 dollarësh si dhe 500 pikë ‘DPC’.

Pas kësaj fitoreje, Gladiators janë padyshim favoritët për të fituar titullin e tretë DPC Major dhe The International 12.

Turneu ESL One Berlin Major u zhvillua në Berlin të Gjermanisë, ku garuan 18 skuadra për një grup çmimesh prej 500.000 dollarësh.

Ekipi në vendin e dytë Liquid fituan 100.000 dollarë, si dhe 450 pikë ‘DPC’ të cilat tashmë ja kanë siguruar pjesëmarrjen në The International. /Telegrafi/