Site icon Telegrafi

Gaimin Gladiators shpallen fitues të turneut të Dota 2 – Bali Major 2023

Vazhdon suksesi i ekipit Gaimin Gladiators, me titullin e tretë të Dota 2 për këtë vit.

Për herën e tretë radhazi Gaimin Gladiators mposhtin ekipin Liquid në një finale të Dota 2 Pro Circiut.

Kësaj radhe në Bali Major 2023, Gaimin Gladiators fituan ndaj Liquid në finalen e madhe me rezultat të përgjithshëm 3-1 me mapa.

Për fitoren e tyre, Gladiators morën 200.000 dollarë, që është një pjesë e vogël e asaj që ata do të marrin nëse fitojnë Masters në Riad më vonë këtë muaj.

Në anën tjetër vendi i dytë Liquid fituan çmimin prej 100.000 dollarësh si dhe 550 pikë DPC. /Telegrafi/

Exit mobile version