Gaimin Gladiators vazhdojnë ecurinë e tyre mbresëlënëse teksa sigurojnë një vend në finalet e mëdha të Bali Major, duke synuar një titull të tretë radhazi.
Nesër (e diel) do të zhvillohet finalja e madhe e turneut të Dota 2 që po zhvillohet në Bali.
Gaimin Gladiators janë skuadra e parë që kanë siguruar finalen, pas fitores me rezultat 2-0 ndaj Tundra Esports.
Tani Tundra Esports në ‘Lower Bracket’ e presin fituesin nga ndeshja Quest Esports – Liquid.
Në këtë turne skuadrat janë duke garuar për një grup çmimesh prej 500.000 dollarësh.
Për vendin e parë do të ndahet çmimi prej 200.000 dollarësh, si dhe 600 pikë DPC. /Telegrafi/