Telegrafi

Gaimin Gladiators janë shpallur kampion të turneut Dota 2 Lima Major

Ekipi Gaimin Gladiators kanë mposhtur ekipin Liquid në finale, për t’u shpallur kampion të turneut Dota 2 Lima Major.

Turneu në Lima të Perusë ka përfunduar me fitore të ekipit Gaimin Gladiators.

Në këtë turne ishin në garë gjithsej 18 skuadra për një grup çmimesh prej 500.000 dollarësh.

Ndeshjen finale Gaimin Gladiators e fituan me rezultat të përgjithshëm 2-0 me mapa ndaj ekipit Liquid.

Vendi i parë i këtij turneu fitoi çmimin prej 200.000 dollarësh, ndërsa për vendin e dytë u ndanë 100.000 dollarë.

/Telegrafi/