Futbollistët me kombëtaren japin edhe shpirtin në fushë për vendin e tyre.
Një rast ekstrem ka ndodhur mbrëmjen e djeshme me mesfushorin e Argjentinës, Fernando Gago, i cili megjithëse kishte thyer këmbën mes dhimbjesh i kërkonte mjekëve të skuadrës ta lejonin që të futej në fushën e lojës.
Këmba e tij u shtrëngua me fasho, ndërsa ai nuk e kishte mendjen tek dhimbjet por të futej në fushë dhe të jepte maksimumin.
Besojeni ose jo, ai shtrëngoi “dhëmbët” dhe u fut në fushë. Gjeste të tilla i shohim rrallë në futbollin e ditëve të sotme ku futbollistët luajnë vetëm për të fituar sa më shumë para.
Argjentina nuk ka fituar as ndaj Perusë dhe rrezikon kualifikimin.
Tash ekipi amerikano latin ka nevojë për fitore në ndeshjen e fundit ndaj Ecuadorit, vend ku s’ka fituar nga viti 1996. /Syri/Telegrafi/